Kë “zgjedh” mes Nanos dhe Ramës? Si përgjigjet Berisha - Gazeta Express
string(51) "ke-zgjedh-mes-nanos-dhe-rames-si-pergjigjet-berisha"

Kë “zgjedh” mes Nanos dhe Ramës? Si përgjigjet Berisha

Gazeta Express

23/01/2020 22:37

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë “zgjedhjen e tij” mes Fatos Nanos dhe Edi Ramës.

Në emisionin Opinion, ai tha se “midis malinjitetit të Edi Ramës dhe moskokëçarjes së Fatos Nanos për këtë vend njëmijë herë më e dëmshme është keqësia, vesi, hajnia e Edi Ramës”.

Lexo Edhe:

Sipas tij nëse ka një gjë që duhet të kërkojë falje Fatos Nano, është për njeriun që la pas.

“Të jesh i bindur ti që mes malinjitetit të Ramës dhe moskokëçarjes dhe mungesës së përgjegjësisë së Fatos Nanos, në këtë vend 1000 herë më e dëmshme është keqësia, vesi, hajnia dhe të gjithat e Edi Ramës se sa e Fatos Nanos. Në një moshë 53 vjeç dha dorëheqjen nga partia dhe mori Edi Ramën dhe i bëri gjëmën vendit me të. Nëse ka një gjë që Nano gjithë jetën e tij duhet t’i kërkoj vendit të tij është që la mbrapa”, tha Berisha.