KE publikon axhendën: Kuadri negociues me Shqipërinë diskutohet në nëntor - Gazeta Express
string(72) "ke-publikon-axhenden-kuadri-negociues-me-shqiperine-diskutohet-ne-nentor"

Gazeta Express

02/07/2020 12:14

KE publikon axhendën: Kuadri negociues me Shqipërinë diskutohet në nëntor

Gazeta Express

02/07/2020 12:14

Komisioni Europian i ka prezantuar Këshillit të Bashkimit Europian kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Ndërkohë Këshilli i Bashkimit Europian ka publikuar ditën e sotme axhendën e takimit të ministrave të jashtëm të BE-së gjatë presidencës gjermane.

Lexo Edhe:

Siç raporton Erisa Zykaj për abcnews.al, sipas kësaj axhende, mundësia e parë e aprovimit të kornizave negociuese për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është fiksuar në datën 10 nëntor.

Përcaktimi i një date për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet që më parë këto korniza negociuese të aprovohen nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, për hapjen zyrtare të negociatave Shqipëria ka një kushtëzim të qartë para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, që është publikuar në vendimin e Këshillit të Bashkimit Europian të 25 marsit.