KE: Maqedonia e Veriut nuk mund të funksionojë përjetësisht me qeveri teknike - Gazeta Express
string(76) "ke-maqedonia-e-veriut-nuk-mund-te-funksionoje-perjetesisht-me-qeveri-teknike"

Gazeta Express

28/05/2020 19:01

KE: Maqedonia e Veriut nuk mund të funksionojë përjetësisht me qeveri teknike

Gazeta Express

28/05/2020 19:01

Diplomatët dhe funksionarët e lartë në Bruksel janë duke ndjekur nga afër situatën me zgjedhjet dhe bisedimet mes pushtetit dhe opozitës. Ata kërkojnë konsensus, por përkujtojnë se qeveri teknike “nuk mund të zgjatë përjetshëm”.

– Është e arsyeshme të mendohet për zgjedhje, nuk mund të ketë qeveri teknik në mënyrë të përjetshme, por gjithsesi zgjedhjet duhet të mbahen nëse kushtet janë të plotësuara, komentojnë funksionarë të lartë të Komisionit Evropian, ku momentalisht vëmendja është tërësisht e kthyer në përgatitjen e kornizave të bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Lexo Edhe:

Në Bruksel, si edhe në kryeqendrat evropiane, shumica e bashkëbiseduesve janë të vetëdijshëm se pa Kuvend funksional dhe pushtet të zgjedhur në mënyrë demokratike, në kohë të krizës kur duhet të merren vendime substanciale, të gjitha partitë politike duhet t’u përkushtohen seriozisht bisedimeve dhe të përcaktojnë datë për zgjedhje, në mënyrë konsensuale.

Bojkoti nga njëra ose pala tjetër, mosnjohja e rezultateve, janë skenarë që duhet doemos të evitohen me çdo çmim, komentojnë në institucionet e BE-së, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se prej qershorit zgjerimi do të kthehet në rend të ditës së BE-së, me publikimin e kornizave të bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nuk duhet anashkaluar as faktin se një vend anëtar, Bullgaria, dërgon sinjale të pakënaqësisë nga disa aspekte të caktuara të marrëdhënieve bilaterale dhe se një Qeveri me legjitimitet të plotë do të mund të përkushtohet në mënyrë substanciale në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve potenciale bilaterale, sqarojnë në Bruksel.

Mbetet që zgjedhjet duhet doemos të jenë të organizuara pa mangësi. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se përveç kompromisit mes të gjitha partive, duhet të respektohen kushtet shëndetësore, votimi të jetë i sigurt për qytetarët, të jenë të përgatitur mirë dhe përfundimisht, për legjitimitetin e tyre të plotë është e pëlqyeshme të jenë të pranishëm edhe vëzhguesit ndërkombëtar nga misioni i OSVE/ODIHR-së, krahas atyre vendorë.

– Vëzhguesit ndërkombëtar nuk janë obligim, por u japin legjitimitet zgjedhjeve, nëse nuk ka vëzhgues ndërkombëtar krijohet hapësirë për kontestimin e procesit dhe rezultatit, kështu që për BE-në prania e tyre është me rëndësi, shprehen burime diplomatike për (MEDIAL)-n.

Nga ODIHR-ja shprehen se janë në pritje të vendimit nga pala e Maqedonisë që të mund të prononcohen për misionet vëzhguese.

– Pasi të përcaktohet një datë e caktuar për zgjedhje, ODIHR-ja do t’i shqyrtojë me kujdes afatet e reja duke marrë parasysh mundësinë që vëzhguesit të udhëtojnë, si dhe çfarëdo restriksionesh tjera që do të mund të ishin në fuqi. Megjithatë, duam të theksojmë se nuk mund të planifikojmë asgjë derisa nuk merret një vendim i tillë,       qëndron në përgjigjen me shkrim të ODIHR-së dërguar (MEDIAL)-s, që është marrë sot pasdite.

Prej atje shtojnë se janë në kontakt të rregullt me autoritet në Maqedoninë e Veriut për të qartësuar kushtet e punës të vëzhguesve të tyre.

Duke marrë parasysh politikën vendore, Brukseli do të donte të shohë përparim në bisedimet partiake, si përgjigje më precize rreth ndonjë afati kohor kur do të ishin mbajtur zgjedhjet.

Kundërshtimi diametral i dy partive më të mëdha në shtet rreth datës së zgjedhjeve – fundi i qershorit, fillimi i korrikut për LSDM-në në pushtet, dhe gushti ose shtatori për VMRO-DPMNE-në opozitare, nuk u japin shumë siguri partnerëve evropiane tani për tani.

– Është e vërtetë se shtatori është larg, është e pakuptueshme nga këndvështrimi i këtushëm pse nuk mund të afrohen qëndrimet, por gjithsesi nuk na takon neve të themi kur të mbahen zgjedhjet. Sidoqoftë, ajo që për ne është me rëndësi është që ato të jenë të organizuara mirë dhe legjitime, problemi më i madh do të paraqitet nëse ka bojkot, është konsensusi i përgjithshëm në Bruksel.

Brukseli e ndjekë nga afër situatën edhe në Serbinë fqinje dhe shpreson se Maqedonia e Veriut do t’i nxjerrë mësimet e duhura nga zhvillimet e atjeshme rreth procesit zgjedhor.

Diplomatët në BE përkujtojnë edhe se këto zgjedhje do të peshojnë edhe në BE perspektivën e vendit.

Gjatë qershorit, Komisioni Evropian do ta publikojë kornizën e bisedimeve, që më pas do të duhet të aprovohet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit. Në këtë kontekst, diplomatët dhe funksionarët e lartë rekomandojnë që Maqedonia e Veriut të angazhohet maksimalisht në kultivimin e marrëdhënieve bilaterale me dy vendet fqinje me të cilat ka lidhur marrëveshje të miqësisë – Bullgarinë dhe Greqinë.

Nga Komisioni Evropian nuk mund të konfirmonin se në cilën ditë saktësisht do të publikohet korniza e bisedimeve, e as nëse do të publikohet para Këshillit të punëve të përgjithshme të BE-së, që ministrat e BE-së të mund ta vendosin çështjen në rend të ditës.

Duke marrë parasysh faktin se kornizat e bisedimeve hyjnë në fuqi vetëm pasi të marrin dritë jeshile nga Këshilli (gjegjësisht vendet anëtare), është me rëndësi kur Komisioni do t’i publikojë dokumentet dhe nëse nga dita e publikimit të tyre deri në takimin e radhës të ministrave do të ketë kohë të mjaftueshme për debat në nivel të vendeve anëtare.

Këshilli i ardhshëm i punëve të përgjithshme është planifikuar më 15 qershor. Nëse Komisioni Evropian nuk i publikon me kohë kornizat e bisedimeve, ka gjasa që ministrat të pajtohet që të debatojnë për këtë çështje në takimin e qershorit.

Ndonëse parimisht përmendej se Këshilli i punëve të përgjithshme në korrik do të jetë joformal, presidenca gjermane është duke shqyrtuar opsionin për Këshillin e rregullt, formal, që do të mundësonte edhe marrjen e vendimit formal për kornizë të bisedimeve.

Mirëpo, asgjë nga kjo nuk është konfirmuar dhe për shkak të krizës me virusin korona, gjithçka mund të pësojë ndryshime deri në çastin e fundit, përkujtojnë në Bruksel.