Dihet që së fundmi biznese të shumta janë fokusuar në shitjet online dhe kjo ka bërë që trendi i shitjeve të ndryshojë, por gjithashtu, e ka bërë edhe më delikate punën me klientë.
Ky trend përpos në botë është në rritje dita ditës edhe në Kosovë. Por, kjo ka sjellur probleme të reja tek bizneset që nuk kanë eksperiencë në industrinë e shitjeve online.
Bizneset nuk kanë kontakt të drejtpërdrejt me klientin e tyre, pasi që ata duhet të kontraktojnë një postë, e cila kryen shërbimet e transportit dhe ky është një ndër problemet më të mëdha që bizneset hasin.
Duke e ditur që në Kosovë ekzistojnë shumë biznese që kryejnë shërbimet e transportit, bizneset kontraktojnë këto të fundit, pa e ditur me saktësi shërbimin që ata mund t`ju ofrojnë. Këtu futet, sjellja e postierit, shpejtësia e dërgesës, raportimi i postës tek biznesi, barazimi financiar, etj.
Nëse shërbimi transportues has në të tilla probleme, ka të ngjarë që biznesi juaj të dështojë për shkak të postës që keni kontraktuar dhe këtë gjë bizneset nuk e llogarisin si plan të biznesit të tyre.
Nëse ke biznes që produktet tuaja mund t`i shisni online, atëherë ju duhet të fokusoheni që partneri juaj i transportit të jetë në nivelin e duhur. Nëse transporti i produkteve tuaja plotëson kushtet e lartcekura, atëherë kjo ju bën që biznesi juaj të jetë edhe më i suksesshëm.
Gjithmonë zgjidhni posta të licensuara nga kompani të mëdha që tanimë veprojnë në Kosovë dhe mund t`ju ofrojnë shërbime më të mira për biznesin që keni.
Një postë e tillë është KCC, postë e licensuar nga dy gjigant botëror të transportit të mallrave që janë FEDEX dhe TNT. Pra, KCC tani vepron edhe me postë vendore e cila mund të jetë partneri më i mirë i biznesit tuaj.
Kjo postë sjell profesionalitetin e saj duke bërë dërgesat në kohë rekord, me një staf profesional dhe me uniformat e tyre përkatëse për çdo postier, ju raporton në bazë ditore për dërgesat tuaja, kujdeset për klientin tuaj, si dhe çka është më e rëndësishmja, bën barazimet financiare çdo 24 orë, gjë që postat tjera nuk e bëjnë dhe kjo ju ndihmon juve si biznes që të rriteni më shpejtë dhe të funksiononi më mire.
Pra, mos harro që një biznes që merret me shitje online është shumë i varur nga partneri i saj transportues dhe me këtë ju mund të bëni diferencimin në treg.