“Ke bërë albumin më të mirë të vitit”, Elton John lavdëron Lipën dhe zbulon këngën e preferuar nga artistja - Gazeta Express
string(104) "ke-bere-albumin-me-te-mire-te-vitit-elton-john-lavderon-lipen-dhe-zbulon-kengen-e-preferuar-nga-artistja"

“Ke bërë albumin më të mirë të vitit”, Elton John lavdëron Lipën dhe zbulon këngën e preferuar nga artistja

Gazeta Express

29/10/2020 17:44

Legjenda e muzikës, Elton John, ka folur publikisht me Dua Lipën gjatë një videoje live në Instagram.

John nuk ngurroi të lavdëronte publikisht Duan për albumin e saj më të ri, “Future Nostalgia”.

Lexo Edhe:

Ai e cilësoi si albumin më të mirë të këtij viti dhe ndër të tjera zbuloi dhe këngën e tij të preferuar.

“Ndërkohë që ti po më interviston…Unë dua të të them se ke bërë një nga albumet më të mira të këtij viti, ‘Future Nostalgia’.

Njerëzit donin diçka argëtuese dhe çdo këngë e albumit është fantastike. Ne nuk ndalim së dëgjuari. Djemtë e mi e pëlqejnë shumë, David gjithashtu e adhuron”, u shpreh Elton John.

Ai shtoi se në albumin e saj, Dua ka tre hite dhe  se”Levitating”  është e preferuara e tij.

Së fundmi artistja shqiptare është nominuar në dy kategori të ndryshme të shfaqjes muzikore amerikane “AMA”,  “Artistja femër e preferuar” dhe “Kënga e preferuar”.

Ndërkohë, Dua njoftoi me zemër të thyer disa ditë më parë se turneun e saj europian që e kishte planifikuar për në janar dhe shkurt do e shtyjë për shkak të pandemisë së Covid-19 për në shtator dhe tetor. /Express Rozë/