KDI-ja lavdëron ministrin Ismaili: Theu monopolin duke e ulur çmimin e një bari të hemodializës nga 65 euro në 1.7


Gazeta Express
19 Mars 2019 11:08

Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar një tryezë ku ka bërë publik raportin e monitorimit të prokurimit publik në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në këtë raport, është bërë analizimi me furnizim material shpenzues për hemodializë.

Sipas të gjeturave të këtij raporti, pasi që Ministria e Shëndetësisë ka thyer monopolin 20-vjeçar në blerjen e produkteve të hemodializës, çmimet e blerjes së barnave kanë rënë.

Për një produkt, një bar që më parë ka qenë 65 euro ka rënë në 1.7 euro.

Në total, Ministria e Shëndetësisë ka kursyer 2.2 milionë euro në blerjen e produkteve të hemodializës gjatë vitit 2018.

Te fundit


Kthehu lart