KDI diskuton sot për dialogun Kosovë - Serbi - Gazeta Express
string(42) "kdi-diskuton-sot-per-dialogun-kosove-serbi"

Gazeta Express

18/02/2020 9:07

KDI diskuton sot për dialogun Kosovë – Serbi

Gazeta Express

18/02/2020 9:07

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban sot tryezë diskutimi me temë “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”.

Tryeza do të mbahet në ora 10:00. Ndërkaq në panel të diskutimit përfaqësues të subjekteve politike do të diskutojnë lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend pas formimit të Qeverisë së re.

Lexo Edhe:

Po ashtu do të diskutohet edhe përfshirja direkte të SHBA-ve në këtë proces, angazhimin e proklamuar nga BE-ja për lehtësimin e procesit të normalizimit, si dhe mundësinë e zëvendësimit të tarifës 100% me reciprocitet ndaj Serbisë