“Kaubojsi” shpërthen kundër të anëtarit në KQZ: Denar Biba, një rriqër në b*thën e Edi Ramës, paraziti!


Gazeta Express
12 Korrik 2019 22:24

Ish- deputeti Eduard Ndocaj (kandidat për bashkinë Lezhë më 30qershor) ka shpërthyer në akuza kundër anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, në lidhje me ankimimin që “kaubojsi” ka bërë për hapjen e kutive të votimit në Lezhë, mbi zgjedhjet e dy javëve më parë

Përmes një video të shpërndarë në profilin e tij në facebook, Ndocaj e konsideron KQZ-në një institucion kriminal, që ka 29 vite që tallet me votën e lire, por akuzat e rënda janë në drejtim të Bibës.

Ndocaj e quan zv.kryetarin e KQZ-së me epitete të rënda si “parazit”, “qumështor”, mjeran e madje e konsideron si një rriqër në të pasmet e Edi Ramës. Reagimi i Ndocaj erdhi pasi Biba, i quajti fakira ankimuesit e numërimit të votave për Lezhën.

Te fundit


Kthehu lart