Katica Janeva: Nuk ndihem fajtore për rastin “Reket”, duhet të jeni të durueshëm


Gazeta Express
20 Gusht 2019 15:51

Pas gati katër orë e gjysmë dëshmi, përfundoi deklarimi i Kryeprokurores Speciale Katica Janeva para prokurores Villma Ruskoska për rastin “Reket”. Janeva tha se ishte ftuar si dëshmitare dhe nuk është e ndaluar të paraqitet në bisedë informative me avokat.

Për një pjesë të madhe të pyetjeve u përgjigj në mënyrë që nuk ndihet fajtore, nuk e di se ku ndodhet aktualisht biznesmeni Orce Kamcev, dhe se me kohë do të kuptohet pse është propozuar zgjidhje me marrëveshje në rastin “Perandoria” dhe “Poshtenska”.

Për zërin e saj në regjistrimet audio ku ajo i thotë Kamçevit se “gjithçka do të jetë mirë”, Janeva kërkoi të kihet durim.

“Ju duhet të jeni të durueshëm për këtë. Nuk mund ta them këtë sepse ky është hetim dhe ju duhet ta dini që gjatë hetimit nuk ndahen informacione. Shpresoj se do të ketë gjykim ku do të jeni të pranishëm” tha Katica Janeva, Prokurore Speciale.

A prisni që hetimi të zgjatet edhe ndaj jush?

Nuk di çfarë të them, për këtë duhet ta pyesni prokuroren”-theksoi Katica Janeva, Prokurore Speciale.

Në Prokurorinë për krim të organizuar Janeva u paraqit me avokatin Stevan Pavlevski, i cili njëkohësisht e përfaqëson Cvetan Pandelevskin, i dyshuar në rastin “Perandoria”.

Për një pjesë të Odës së Avokatëve, zgjedhja e Pavleskit paraqet konflikt interesi, pasi që ai është avokat i njërit prej të pandehurve në çështje që udhëhiqet nga Prokuroria Speciale.

Përfshirja e prokurores special, Katica Janeva, në rastin Reket u demonstrua përmes bisedave telefonike të publikuara në gazetën italiane La Verita .

Deri më tani në Prokurorinë për krim të organizuar kanë dëshmuar edhe kolegët e saj Lile Stefanova, Elizabeta Josifovska dhe Burim Rustemi.

Te fundit


Kthehu lart