Katër vjet nga debutimi historik i Kosovës në Lojërat Olimpike - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

05/08/2020 15:50

Katër vjet nga debutimi historik i Kosovës në Lojërat Olimpike

Sport

Gazeta Express

05/08/2020 15:50

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka kujtuar parakalimin e sportistëve kosovarë për herë të parë në ceremoni hapëse të Lojërave Olimpike, pikërisht katër vjet pasi Kosova shkroi histori me këtë debutim në RIO 2016.

Kosova mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike në vitin 2016, në garat verore në Rio të Brazilit, transmeton Gazeta Express.

Ekipi i Kosovës e mbylli debutimin në Lojërat Olimpike Rio 2016 me një medalje të artë, të fituar nga Majlinda Kelmendi në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë në xhudo.

 “Sot katër vjet më parë ekipi Olimpik i Kosovës shkroi historinë duke parakaluar për herë të parë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike”, thuhet në postimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

4 vjet nga parakalimi historik i Kosovës në Lojërat Olimpike Rio 2016

Sot 4️⃣vjet më parë ekipi Olimpik i Kosovës shkroi historinë duke parakaluar🇽🇰 për herë të parë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike. Ekipi prej 8️⃣ spo…

“Ekipi prej tetë sportistëve dhe trajnerëve me bajraktaren Majlinda Kelmendi, defiloi në stadiumin Marakana të Rios ku u hapën LO #Rio2016”.

Sot 4️⃣vjet më parë ekipi Olimpik i Kosovës shkroi historinë duke parakaluar🇽🇰 për herë të parë në ceremoninë hapëse të…

Publiée par Kosovo Olympic Committee sur Mercredi 5 août 2020

Atletët kosovarë do të kenë mundësi ta përfaqësojnë Kosovën dhe të parakalojnë në ceremoni hapëse sërish verën e ardhshme në Tokio të Japonisë. /Gazeta Express/