Serinë prej gjashtëmbëdhjetë librash të autorit Hermann Hesse, Shtëpia Botuese ‘Dukagjini’ e përmbyll me botimin e përbashkët të katër tregimeve dhe tri eseve (Brenda kaosit).
Në këtë koleksion tregimesh, në kontekstin e një shoqërie ku individët shoqërohen nga një tension ndërmjet natyrës së brendshme dhe botës së jashtme, Hesse-ja eksploron brendinë shpirtërore dhe emocionale të qenies. Të gjitha tregimet, në retrospektivë, paraqesin nevojën e autorit për t’i rikthyer kujtimet e së kaluarës, në formë nostalgjie, si dhe mospajtimin për kohën e humbur të së shkuarës, që lë gjurmë të thella, pa dyshim, mbi individin. Hesse na mëson se, kur ne kthehemi në të kaluarën, ne nuk e shohim atë siç ajo ka qenë, por siç do të dëshironim të ishte, në sensin e përjetimit: më e bukur, më plotësuese. Miqtë”, “Në diellin e vjetër”, “Klajni dhe Vagneri” dhe “Vera e fundit e Klingstorit” janë katër tregimet e përzgjedhura që përbëjnë këtë koleksion fantastik të nobelistit.
Në librin e dytë, “Brenda kaosit”, Hesse na ofron tri ese fantastike të botëkuptimit dostojevskian. Për Hesse-n, Dostojevski është shkrimtari që ka kuptuar më së miri esencën komplekse të natyrës njerëzore. Në dy esetë e para, Hesse analizon personazhet e Dostojevskit, Vëllezërit Karamazovë dhe “Idiotin”, idealin e tyre – një ideal aziatiko-okult, i cili nis të bëhet evropian dhe ta gllabërojë shpirtin e Evropës, dhe këtë ai e quan “Rënie të Evropës”. Në esenë e fundit, autori, në mënyrë mjeshtërore, stis një dialog filozofik mes Kebesit dhe Teofilit mbi inovatorët e artit.
Librat janë përkthyer për herë të parë në gjuhen shqipe nga Doreida Gedaj.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...