Katër raste të dhunës në familjes brenda 24 orëve në Kosovë


Gazeta Express
17 Nëntor 2019 10:35

Dhuna ndaj bashkëshorteve fatkeqësisht dita e ditës duket se po shndërrohet në një dukuri të zakonshme.

Në raportet 24 orësh të Policisë së Kosovës mund të gjesh çdo ditë raste të dhunës në familje, shkruan Indeksonline.

Vetëm gjatë ditës së djeshme katër raste ishin në raportin e Policisë.

Fsh. Arllat, Gllogoc 15.11.2019 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit viktima së bashku me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Hajvali, Prishtinë 16.11.2019 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Deçan 16.11.2019 – 19:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K-Shqiptare. Viktima pas tretmanit mjekësor, me pëlqimin e saj ka shkuar tek familjarët e saj, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri 16.11.2019 – 12:10. Ankuesi mashkull K-Serb ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër serbe shtetase e Serbisë ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull K-Serb, me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor./

Te fundit


Kthehu lart