Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është plagosur të mërkurën nga një person i cili shkrepi katër plumba në drejtim të tij, afër Shtëpisë së Kulturës në Qytetin Handlova të Sllovakisë
Njëri nga plumbat ka qëlluar në bark liderin sllovak, i cili aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Bëhet e ditur se në momentin kur është dërguar për operim Fico ka qenë me vetëdije të plotë.
Qeveria sllovake në një njoftim për media tha se shefi i qeverisë sllovake është në rrezik për jetë, si pasojë e plagëve.
Sipas njoftimeve, Fico është dërguar në një spital të Banská Bystrica pasi transportimi në Bratisllavë do të merrte kohë.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...