Katër brazilianë në Vushtrri


Gazeta Express
22 Gusht 2019 15:04

Ish kampionia e Kosovës në futboll, Vushtrria, tashmë është rikthyer në elitë prej Ligës së Parë, por në xhiron e parë të kampionatit të ri pësoi humbje nga Llapi në Podujevë me rezultat 4:1.

Mirëpo, klubi me tifozerinë e zjarrtë nuk janë demoralizuar. Ata po bëjnë plane dhe organizim për një vazhdimësi  sa më të mirë të kampionatit. Madje, ata të premten do t’i prezantojnë katër përforcime, futbollistë brazilianë, raporton Gazeta Express.

“FC Vushtrria do të bëjë nesër prezantimin e përforcimeve të saj të fundit katër lojtareve të ardhur nga Brazili dhe një lojtar i transferuar si lojtar i lirë Prezantimi do të behet në ora 11:00 në stadiumin e klubit “Ferki Aliu” në Vushtrri”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë, e cila tashmë ka krijuar edhe plane infrastrukturore. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart