Katër arsye pse të rinjve u pëlqejnë gratë më të mëdha në moshë


Gazeta Express
17 Prill 2019 16:04

Psikologet mendojnë se të dashurat në moshë preferohen për katër arsye kryesore.

1. Kanë më shumë përvojë nga pikëpamja seksuale. Në ëndrrat erotike të të rinjve, mbizotëron ajo kur në një shtëpi e pret një zonje e bukur në të brendshme që nuk i kërkon shumë shpjegime dhe që mjaftohet vetëm me: “Eja të argëtohemi”.

2. Është e pavarur. Kjo jo vetëm nga pikëpamja e kushteve të banimit, me fjalë të tjera që mund të ketë një shtëpi me vetë, por edhe emocionalisht. Ajo përgjithësisht nuk është në kërkim të princit të katërt dhe as nuk është në pritje të lidhjes me çdo kusht me ndonjë mashkull. Përgjithësisht kjo gjë shtrihet me pas edhe në kuptimin financiar, çka do të thotë se nuk ka nevoje për t’i paguar darkën, përkundrazi.

3. Gratë në moshë janë me praktike. Nuk preferojnë shumë lodra, janë më të drejtpërdrejta. Nëse kanë nevojë të takojnë një mashkull, e bëjnë pa problem. Kanë më shumë siguri dhe më pak ankth.

4. Kanë më shumë stil. Duke qenë të pavarura ekonomikisht, ato përpunojnë shije më të spikatura edhe sa i takojnë mënyrës se të veshurit. Janë më të çliruara nga paragjykimet në të veshur, pasi nuk pretendojnë të tërheqin vëmendjen dhe komentet e të tjerëve.

Te fundit


Kthehu lart