Katari kthehet furishëm për t’ia marrë një pikë Paraguait


Gazeta Express
16 Qershor 2019 23:13

Paraguai dhe Katari kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e parë në Copa America.

Ka përfunduar edhe ndeshja tjetër në Grupin B në Kupën e Amerikës, raporton Gazeta Express.

Pas Kolumbisë, që mori pikët e plota duke e mposhtur 2-0 Argjentinën, Paraguai dhe Katari kanë matur forcat.

Paraguai ishte duke fituar 2-0 deri në minutën e 68’, kur skuadra mysafire këtë edicion në Copa America, Katari – reagoi për të barazuar 2-2 dhe për të marrë një pikë në ndeshjen e parë.

Oscar Cardozo kaloi në epërsi Paraguain…

Derlis Gonzalez dyfishoi atë, duke shënuar për 2-0 në minutën e 56’.

Por, në atë të 68, Almoez Ali i dha shpresa skuadrës debutuese duke shënuar për 2-1.

Teksa në atë të 77’, gjashtë minuta pasi u ndëshkua me të verdhë – Boualem Khoukhi shënoi për 2-2 për t’ia siguruar një pikë Katarit.

Pas këtij barazimi, Paraguai dhe Katari ndajnë vendet 2 dhe 3 me nga një pikë në Grupin B, Kolumbia e para me tri pikë – ndërsa Argjentina e fundit me zero pikë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart