Kastriot Rexha kthehet te Drita - Gazeta Express
string(31) "kastriot-rexha-kthehet-te-drita"

Kastriot Rexha kthehet te Drita

Gazeta Express

31/12/2019 21:15

Klubi i Dritës ka përgatitur një ‘dhuratë’ të veçantë për tifozët e vet në këtë fundvit duke e transferuar Kastriot Rexhën.

Sulmuesi i njohur është kthyer te ekipi i ‘Intelektualëve’ nga Feronikeli, klub me të cilin e fitoi titullin.

Lexo Edhe:

“Gëzuar 2020. Zyrtare: Kastriot Rexha nënshkruan për ne! Forca DRITA!”, shkruan në njoftimin e klubit gjilanas të publikuar në Facebook.

31-vjeçari ka qenë pjesë e Dritës edhe në të kaluarën, ku ishte transferuar në vitin 2017 nga Besa e Pejës.

Mirëpo, në verën e vitit 2018, sulmuesi iu bashkua Feronikelit, nga ku edhe është kthyer te klubi nga Gjilani.