Kastriot Dermaku shënon golin e parë të sezonit dhe ia dhuron fitoren Cosenzas


Gazeta Express
22 Prill 2019 23:21

Kastriot Dermaku është një nga emrat më të përfolur në Itali këto ditë.

Lojtari që la Kosovën për Shqipërinë shënoi golin e tij të parë të sezonit.

Ai ia dhuroi tri pikë Cosenzas në shtëpi ndaj Spezias, duke shënuar golin e vetëm për 1-0 në minutën e 55′. Ai barti edhe shiritin e kapitenit.

Shqiptari i Cozencas ka zgjuar interesin e disa klubeve rreth vetes si Bologna, Torino apo dhe Besiktasi. Një tjetër sinjal pozitiv shtatlarti e ka dhënë mbrëmjen e sotme për të gjitha klubet e interesuara. 

Pas kësaj fitore, Cosenza ka shkuar në kuotën e 42 pikëve dhe i është afruar në tri pikë zonës play-off për t’u promovuar në Serie A.

Te fundit


Kthehu lart