Kastorët ‘mistrecë’ vjedhin kamerën për strofullën e tyre
Fun
Gazeta Express
08/02/2023 23:04
Disa kastorë të ‘prapë’ në një rezervat në
Perthshire kanë shkëputur një kamera që monitoronte aktivitetin e tyre.
Ky vend në Doune, Argaty Red Kites ka rreth
një duzinë me kastorë që janë zhvendosur aty nga zona të tjera të Skocisë.
Gjatë fundjavës, pronarët ishin habitur pse
“kamera e kastorëve” po tregonte vetëm pamje shkarpash dhe balte.
Ata thanë se kafshët kishin rrëzuar shtyllën e drunjtë që mbante kamerën dhe e kishin tërhequr deri në çatinë e strofkullës së tyre. Kamera është instaluar sërish, por shtylla e drunjtë mund të zëvendësohet me një të metaltë.