Kasimpasa dëshiron ta blejë Hadërgjonajn - Gazeta Express
string(40) "kasimpasa-deshiron-ta-bleje-hadergjonajn"

Kasimpasa dëshiron ta blejë Hadërgjonajn

Gazeta Express

24/09/2020 11:23

Futbollisti kosovar mund të vazhdojë të luajë në Turqi pasi e do një ekip ku do të mund të luajë në vazhdimësi, në mënyrë që ta zë një vend titullari edhe në Përfaqësuesen e Kosovës

Florent Hadërgjonaj mund ta vazhdojë karrierën në Turqi, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Futbollisti kosovar e kaloi sezonin e fundit në ekipin Kasimpasa në formë huazimi nga Huddersfieldi.

Mirëpo, mediat britanike shkruajnë se klubi turk po mendon ta blejë përfundimisht mbrojtësin e djathtë kosovar.

Futbollisti i rritur në Zvicër kishte mbetur jashtë skuadrës angleze në sezonin 2019/2020 dhe kishte vendosur që në janar t’i bashkohej Kasimpasas.

Huddersfieldi është i gatshëm ta shesë Florentin, por për një çmim të arsyeshëm.

Ditëve të fundit flitej se Hadërgjonaj do t’i bashkohej Olympiakosit, por klubi grek nuk arriti marrëveshje me Huddersfieldin.

Hadërgjonaj mund të vazhdojë të luajë në Kasimpasa pasi e do një ekip ku do të mund të luajë në vazhdimësi, në mënyrë që ta zë një vend titullari edhe në Përfaqësuesen e Kosovës. /Gazeta Express/