Kasapi habitet nga ajo që gjen në stomakun e krokodilit 202 kilogramësh - Gazeta Express
string(71) "kasapi-habitet-nga-ajo-qe-gjen-ne-stomakun-e-krokodilit-202-kilogramesh"

Kasapi habitet nga ajo që gjen në stomakun e krokodilit 202 kilogramësh

Fun

Gazeta Express

13/04/2021 11:58

Një krokodili me gjatësi 3,6 metra, i cili u kap në Karolinën e Jugut, i janë gjetur brenda stomakut pesë varëse të pesë qenve. Qentë kishin një moshë rreth 25-vjeç.

Sipasa asaj që shkruan The Independent, zvarraniku që peshonte rreth 202 kilogramë, u kap nga një gjahtar i cili e çoi atë tek një kasap.

Lexo Edhe:

Kasapi gjeti brenda stomakut të krokodilit pesë varëse që u përkisnin qenve. Madje, në njërën varëse ishte shënuar numri i pronarit të njërit prej qenve që kishte humbur 24 vjet më parë.

Gjithashtu ata gjetën në stomakun e kafshës një prizë elektrike, zhguall breshkash, kthetra rrëqebulli dhe një mbajtëse plumbash.

Kasapi postoi në Facebook foto të krokodilit dhe të gjërave që kishte gjetur në stomakun e tij.