Kreu I Lëvizjes BESA, në një intervistë eksluzive për Gazetën Express, ka theksuar se Lëvizja BESA si subjekt politik nuk do të bashkëpunojë me BDI-në, përcjell Express.
Ai ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ofertë konkrete nga LSDM-ja, por nëse një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë Lëvizja BESA dhe kryesia e saj do të marrin një vendim për të cilin opinion publik do të jetë I informuar me kohë.
Ndërkaq një bashkëpunim të mundshëm parazgjedhor me BDI-në Kasami e ka mohuar kategorikisht.