Kasami me porosi për Taravarin: Je në politikë e jo në klinikë, nuk jemi pacientë - Gazeta Express
string(79) "kasami-me-porosi-per-taravarin-je-ne-politike-e-jo-ne-klinike-nuk-jemi-paciente"

Kasami me porosi për Taravarin: Je në politikë e jo në klinikë, nuk jemi pacientë

Gazeta Express

19/02/2020 18:53

Kreu i Lëvizjes BESA, në një intervistë eksluzive për Gazetën Express, në lidhje me deklarimet e Arben Taravarit nga ASH-ja, në lidhje me zhvillimet e bisedimeve për arritjen e koalicionit trepalësh në mes të ASH-së, Lëvizjes Besa dhe Alternativës, ka thënë se Ai (Taravari), duhet që të na trajtojë si politikanë e jo si pacientë, pasi është në politikë e jo në klinikë, përcjell Express.

“Vlerësoj që personi në fjalë duhet ta ketë parasysh që është në politikë, nuk është në klinikë që personat me të cilët bisedon ti trajtojë si pacientë dhe nëse këtë e ka gjetur te Alternativa, nuk kam aty ndonjë koment, por votuesi I thjeshtë, për më shumë dhe aktivistë të Aleancës për Shqiptarët e kanë kuptuar, se kjo është çështje e mbyllur dhe në këtë drejtim edhe aktivitetet tona të fundit tregojnë që nuk kemi kohë për të humbur dhe vazhdojmë rrugëtimin tone që Lëvizja Besa të jetë shpresë për votuesit opozitarë, sepse ne nuk guxojmë që këtë shpresë ta vrasim me vendime joserioze që mund të merren nga njerëz nga individ të caktuar”, ka thënë Kasami.

Lexo Edhe:

Si do të rreshtohet Lëvizja Besa në zgjedhjet e 12 prillit, flet Bilall Kasami

Si do të rreshtohet Lëvizja Besa në zgjedhjet e 12 prillit, flet Bilall Kasami

Publiée par T7 sur Mercredi 19 février 2020