KAS “fundos” Skënderbeun, lihet në fuqi vendimi i UEFA-s me 10 vite pezullim


Gazeta Express
12 Korrik 2019 13:06

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga klubi shqiptar i futbollit Klubi Sportiv Skënderbeu kundër vendimit të lëshuar nga e UEFA.

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës e dënoi KS Skënderbeun si përgjegjës për aktivitete të ndryshme të fiksimit të ndeshjeve duke e përjashtuar nga kupat e Evropës për 10 vite si edhe me 1 milion euro gjobë.

Në maj 2018, KS Skënderbeu paraqiti një ankesë në CAS. Arbitrimi i CAS-it u krye nga një Paneli i arbitrave të CAS-it i cili zhvilloi një seancë me palët në selinë e CAS-it më 16 prill 2019.

Në bazë të dëshmive në dispozicion, Paneli CAS gjykoi se Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitetet e trukimit të ndeshjeve dhe arriti në përfundimin se sanksionet e marra nga UEFA ishin të  justifikuara.

Rrjedhimisht, hodhi poshtë ankesën e Skënderbeut dhe konfirmoi vendimin e UEFA-s./Express

Te fundit


Kthehu lart