Sulmi me vezë ndaj Avdullah Hotit: Intervistohen dhe lirohen të dyshuarit - Gazeta Express
string(72) "sulmi-me-veze-ndaj-avdullah-hotit-intervistohen-dhe-lirohen-te-dyshuarit"

Liridonë Çeta

26/02/2020 11:18

Sulmi me vezë ndaj Avdullah Hotit: Intervistohen dhe lirohen të dyshuarit

Liridonë Çeta

26/02/2020 11:18

Policia ka intervistuar e më pas me urdhër të prokurorit, i ka liruar në procedurë të rregullt dy personat e dyshuar për sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Avdullah Hoti

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lexo Edhe:

“Janë intervistuar dy persona të dyshuar. Janë liruar me urdhër të prokurorit. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti.

Avdullah Hoti, Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, është sulmuar të shtunën në mes të Prishtinës.

Burime të Express brenda Policisë kanë treguar se sulmuesit e Hotit janë anëtarë të AAK’së. Madje, kanë thënë se sulmuesit janë njerëz të afërt me njërin prej deputetëve të AAK’së.

Për sulmin ndaj zëvendëskryeministrit Hoti, ka pasur reagime të shumta.

Përveç zyrtarëve të partive politike në Kosovë, për sulmin ndaj Hotit ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

“Kjo nuk është shaka, dhe ata që bëjnë dhunë dhe ata që e inkurajojnë atë duhet ta konsiderojnë dëmin për reputacionin e Kosovës”, ka shkruar Kosnett në një postim në Twitter.

Madje, sipas tij, edhe arsyetimi se “edhe ata na e bënë këtë” nuk është justifikim.

“Respektoni demokracinë. Bisedoni me njëri-tjetrin”, ka shkruar tutje Kosnett./GazetaExpress/