"Karrigia e Presidentit qenka shumë e ëmbël", zyrtari i LDK'së habitet pse s'po reagon Osmani për deklaratat e Kurtit - Gazeta Express
string(112) "karrigia-e-presidentit-qenka-shume-e-embel-zyrtari-i-ldkse-habitet-pse-spo-reagon-osmani-per-deklaratat-e-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 9:11

“Karrigia e Presidentit qenka shumë e ëmbël”, zyrtari i LDK’së habitet pse s’po reagon Osmani për deklaratat e Kurtit

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 9:11

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se është i habitur me Vjosa Osmanin se si po i lejon “aventurat që rrezikojnë besimin e miqve dhe aleatëve të Kosovës”, duke aluduar për deklaratat e kreut të VV’së, Albin Kurtit për bashkim kombëtar, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rugova ka thënë se Kurti e ka fituar besimin nga populli që ta luftojë krimin, nepotizmin e korrupsionin dhe jo të bëjë aventura me Kosovën.

Lexo Edhe:

“Albini e ka fituar besimin nga populli që ta luftojë krimin, nepotizmin e korrupsionin dhe jo të bëjë aventura me shtetin tonë. Kam përshtypjen që, me dekleratat e tij për bashkim kombëtar, akoma pa e marr detyrën po përpiqet t’i ikë përgjegjësisë duke krijuar mjegull dhe duke prodhuar reagime në kancelaritë e mëdha dhe tituj bombastik gazetash.

Habitem si Vjosa i lejon këto aventura që rrezikojnë besimin e miqve dhe aleatëve tanë apo ndoshta karrigia e Presidentit qenka vërtet shumë e ëmbël. Kthjelluni! Shteti nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar Rugova./Express