Rio de Janeiro po përgatitet për karnavalet e famshme braziliane. Kostumet janë gati, skenografitë dhe kërcimet nga shkollat e Sambas po ashtu, dhe pas dhjetë ditësh pritet të fillojë festa. Çdo vit karnavalet ndiqen nga më shumë se 6 milionë njerëz.
Na ndajnë 10 ditë nga nisja e festimeve për karnavalet e famshme braziliane. Rio de Janeiro, qyteti që pret çdo vit me miliona vizitorë, vazhdon përgatitjet për detajet e fundit të eventit që njihet në të gjithë botën.
Tanimë është duke iu dhënë dora e fundit kostumeve të veçanta dhe dekorit festiv. Duke qenë se kërcimi është elementi magjik i karnavaleve, shkollat e sambas prej më shumë se një viti kanë punuar me koreografinë.
“Brenda nesh është magjia e karnavaleve. Shkolla është shumë e përgatitur, kemi vijuar me prova gjatë gjithë vitit. Dhe pas forcës së shkollës është komuniteti Barreto. Ne kemi besim që do të jetë një shfaqje brilante në karnavalet e Rios ”, u shpreh drejtori i shkollës së Sambas, Marcus Ferreira.
Por, karnavalet nuk janë thjesht një festë. Parada që zhvillohet çdo vit është mjaft konkurruese dhe shkollat e sambas vijnë me befasi, që nga veshjet të punuara me detaje dhe kërcimet kryesore.
Rreth 6 milion njerëz marrin pjesë në qindra festat që organizohen të shpërndara në rruget e të gjithë qytetit, ditë e natë.
Këtë vit, karnavalet e Rio de Janeiros do të fillojnë të premten, 21 shkurt dhe do të zgjasin deri më 29 shkurt.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...