Karim Benzema në Madrid deri më 2022 - Gazeta Express
string(36) "karim-benzema-ne-madrid-deri-me-2022"

Karim Benzema në Madrid deri më 2022

Gazeta Express

22/02/2020 8:21

Gjithçka e konfirmuar.

Karim Benzema dhe Real Madrid do të qëndrojnë të lidhur edhe për një vit tjetër.

Lexo Edhe:

Sulmuesi francez mësohet të kerë rinovuar me “Los Blancos” deri në vitin 2022.

Lajmi i bujshëm është raportuar nga media spanjolle “AS”, që sqaron gjithashtu se si bomberi, duke ndjekur politikën e klubit ka zgjatur me një tjetër vit marrëveshjen e tij që skadonte në vitin 2021.

Kështu të dy palët kanë nisur tashmë angazhimin e tyre të rishikuar në kohë, ndonëse mësohet se lajmi do të njoftohet zyrtarisht vetëm në përfundim të sezonit.

Benzema dëshmoi edhe këtë vit se është një armë vendimtare për ekonominë e skuadrës, duke udhëhequr “Los Blancos” me golat dhe asistet e tij.