Karikaturat më të gjetura për zjarrin në Katedralen ‘Notre Dame’


Gazeta Express
16 Prill 2019 12:05

Nata e të hënës dhe mëngjesi i të martës, i gjeti të trishtuar dizenjatorët…

Amatorë dhe protefesionistë kanë shprehur trishtimin e tyre, pas zjarrit që përfshiu katedralen e Notre-Dame.

Shumica e krijimeve në rrjet kanë si referencë, romanin e Viktor Hygo dhe personazhin e tij, Kuazimodon, gungaçin e Notre-Dame.

Të tjerë, kanë përdorur Marianne, simbolin e kombit francez, personifikimin e lirisë dhe arsyes, duke qarë për zjarrin mbi kullë.

Një nga karikaturat më të bukura të krijuara për zjarrin në katedrale, është edhe ajo ku Kulla Eiffel, qan për Katedralen e Notre-Dame dhe thotë: Iku bukuroshja ime.

Provokuesja dhe satirikja Charlie Hebdo, ka vendosur që këtë javë të frymëzohet nga zjarri në katedrale për të thumbuar presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ndryshe nga çdo javë kur Charlie Hebdo botohetditën e mërkurë, këtë javë revista satirike u botua të marten.

Në qendër të karikaturës qëndron fytyra e ngërdheshur e Macron, që i ka marrë flakë pjesa e kokës, që në këtë rast është katedralja dhe me fjalë të shkurtra Charlie shkruan «Reforma, unë po nis nga korniza.

4 / 8

Te fundit


Kthehu lart