Karikatura e Goal: Paul Pogba vjen, Gareth Bale shkon


Gazeta Express
23 Korrik 2019 16:56

Portali i futbollit Goal.com gjithmonë di të jetë në qendër të vëmendjes për karikaturat e tyre interesante

E fundit është edhe ajo e datës së sotme.

Karikatura e sotme e Goal.com, e punuar nga Omar Momani, paraqet Paul Pogban si cak kryesor i Real Madridit, transmeton GazetaExpress.

Mediat e sotme kanë shkruar se Real Madridi janë gati për të paguar 150 milionë euro për transferin e Paul Pogbas, ata madje do t’ia ofrojnë atij pagën e Gareth Bale që është 600 mijë euro në javë.

Se a do të realizohet ky skenar mbetet të shihet, pasi që Bale ka thënë kohëve të fundit se nuk do të largohet nga Reali, pavarësisht se ai nuk është i dëshirueshëm për trajnerin Zidane. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart