Kaq shpejt? Pas ndarjes nga Arbenita, Fero publikon video me një vajzë tjetër


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 10:12

Megjithëse kishin nisur bashkëjetesën në Gjermani së bashku, reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli thuhet se i kanë dhanë fund lidhjes së tyre.

Ata jo vetëm që nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, por Arbenita u pa në aeroport, teksa kthehej në vendlindjen e saj, Kumanovë.

Momentalisht modelja është duke i kushtuar rëndësi karrierës së saj, ndërsa Fero ndodhet ende në Gjermani.

Reperi po merret me projekte të reja muzikore, megjithatë së fundmi na ka habitur me postimin e tij.

Ai ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me një vajzë me flokë të gjatë, por pa i zbuluar fytyrën.

Ai ka preferuar ta mbajë të fshehtë imazhin e saj dhe jemi kuriozë të dimë çfarë fshihet pas saj!

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart