Kaq pritet të jenë pagat në sektorin publik me projektligjin e ri, kush do të paguhet më së shumti - Gazeta Express
string(97) "kaq-pritet-te-jene-pagat-ne-sektorin-publik-me-projektligjin-e-ri-kush-do-te-paguhet-me-se-shumti"

Kaq pritet të jenë pagat në sektorin publik me projektligjin e ri, kush do të paguhet më së shumti

Lajme

Merita Miftari

18/08/2022 10:55

Gazeta Express ka siguruar projektligjin për pagat në sektorin publik. Aty nuk është përcaktuar vlera monetare e koeficientit, por thuhet se kjo gjë do të vendoset me ligjin vjetor të buxhetit. Me këtë projektligj parashihet që Presidentja e Kosovës ta ketë pagën më të madhe në vend, me koeficient 18. Pas saj radhitet Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me koeficient 17.5. Paga e kryeministrit është parapa ta ketë koeficientin e njejtë me atë të Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurorit të shtetit, me koeficient 17.

Shefi dhe zëvendësshefi i Stafit në Presidencë do ta ketë koeficientin 13. Shefi i Stafit në Zyre të Kryeministrit dhe Kuvendin e Kosovës me koeficient 12.5. Këshilltarët politik me koeficient mbi 10.

Lexo Edhe:

Pozita e Komandantit të FSK-së është parapa të paguhet me koeficient 15, ndërsa koeficientin 15.5 do ta ketë pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës pritet ta ketë koeficientin 14.5. Ndërsa në Shërbimin Korrektues të Kosovës, udhëheqësi i pavionit është parapa ta ketë koeficientin 7.3.

Rektori do ta ketë koeficientin 14.2, dekani 12.8 dhe profesori i rregullt 12.4. Drejtori i Shkollës së Mesme të lartë 6.4 dhe mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Lartë 5.8.

Mësimdhënësi në institucionet parashkollore 5.2, edukatorët 5.

Pozita e Drejtuesit në Shëndetësi është 12.4, Mjek në Specializim 8, Mjek i përgjithshëm, Stomatolog, Farmacist 7.4, Laborant, Infermier, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist, 5.6.

Ambasadori do ta ketë koeficientin 10.

Kryetari i kryeqytetit do ta ketë koeficientin 15, ndërsa kryetarët e komunave do ta kenë koeficientin në bazë të numrit të banorëve që ka komuna. Përshembull komuna që ka mbi 100 mijë banorë, kryetari i saj do ta ketë koeficientin 13.

Në dokumentin më poshtë mund t’i shihni koeficientët për të gjitha pozitat në sektorin publik, koeficientet janë parapa edhe për nëpunës të shërbimit civil, nëpunësi i administratës së shërbimit publik dhe nëpunësi teknik dhe mbështetës.

Të gjitha pozitat e punës klasifikohen në bazë të klasave duke filluar nga klasa A.

Për më shumë shihni dokumentin e plotë:

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ky ligj nuk duhet assesi të kalojë.

“Projektligj qenka një sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe shërbimit civil pa përjashtim. Është kundër gjithëçkaje që është arritur me BE-në dhe Sigma me reforma në dekadën e fundit”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

/Gazeta Express