Kaq kushtojnë avioni privat dhe tetë veturat e Behgjet Pacollit - Gazeta Express
string(63) "kaq-kushtojne-avioni-privat-dhe-tete-veturat-e-behgjet-pacollit"

Kaq kushtojnë avioni privat dhe tetë veturat e Behgjet Pacollit

Gazeta Express

11/08/2020 10:58

Ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Bazuar në deklarimin e tij, ai ka pasuri në vlerë qindra miliona euro. Vetëm avioni privat i tij kushton gati 10 milionë euro, derisa hoteli në të cilin ai është pronar kap shifrën prej 42 milionë eurosh, raporton Express.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Pacolli ka deklaruar se ka në pronësi pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës në vlerë prej 125 milionë eurosh. Po ashtu, ai ka në pronësi edhe disa toka e lokale afariste, që kushtojnë me miliona euro.

Lexo Edhe:

Vetëm një tokë që Pacolli e ka jashtë vendit kushton mbi 7 milionë euro, derisa një nga shtëpitë që ka në pronësi ai kushton rreth 18 milionë euro. Ai ka në pronësi edhe hotelin Swiss Diamond, vlera e të cilit llogaritet të jetë 42 milionë euro.

Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar se ka avionin e tij privat që kushton rreth 10 milionë euro dhe tetë veturat e tij, vlera e të cilave sillet rreth 1 milion euro.

Pasuria e ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës nuk mbaron këtu. Ai ka aksione në vlerë miliona euro në rreth 20 kompani, në disa prej të cilave ka aksione 100 %.

Pacolli ka edhe miliona euro të kursyera në banka në Prishtinë. Vetëm në një prej këtyre bankave ai ka të kursyera mbi 4 milionë euro.

Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 2 milionë euro. Këto para ai i merr nga Banka Ekonomike, Mabetex Holding, depozitat në bankë dhe Kuvendi i Kosovës. /Gazeta Express