Kapja e 1.8 tonëve kokainë, Policia Shqiptare: Ndihmuam Greqinë me hetimet - Gazeta Express
string(72) "kapja-e-1-8-toneve-kokaine-policia-shqiptare-ndihmuam-greqine-me-hetimet"

Kapja e 1.8 tonëve kokainë, Policia Shqiptare: Ndihmuam Greqinë me hetimet

Gazeta Express

26/01/2020 11:14

Super-aksioni i policisë greke dhe DEA-s amerikane për kapjen e një sasie rekord droge me vlerë 50 mln euro është përcjellë nga policia shqiptare me një njoftim këtë të dielë, ku autoritetet vënë në dukje se edhe Shqipëria ka qenë pjesë e hetimit dhe ka ndihmuar në operacion.

Përmes një deklarate me tone pozitive mbi punën e kryer nga pala shqiptare, policia shprehet se ka ndihmuar palën greke në identifikimin e disa prej shqiptarëve të përfshirë në trafik, teksa koka e organizatës që transportoi një sasi prej 1.8 tonësh drogë, ishte pikërisht një shqiptar që jetonte prej 30 vitesh në Greqi.

Lexo Edhe:

Policia e Shtetit Shqiptar, pjesëmarrëse në një tjetër operacion të madh ndërkombëtar kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve.

PSH, rol të rëndësishëm e të drejtpërdrejte me hetime proaktive në operacionin e madh antidrogë, që u zhvillua në Greqi

Policia e Shtetit edhe në këtë operacion, mori pjesë si partnere e barabartë dhe e besueshme mes agjencivd të rëndësishme ligjzbatuese dhe policive homologe.

Në Atika të Greqisë u finalizua një tjetër goditje e madhe ndaj grupeve të organizuara që merren me trafikimin ndërkombëtar te drogës. Ky është një nga çeshtjet më të mëdha të trajtuara nga Divizioni i Luftës ndaj Drogës, për goditjen dhe shpërbërjen e një organizate kriminale, që ka transportuar në mënyrë sistematike, sasi të konsiderueshme kokainë nga Karaibet në Evropë dhe Afrikën Veri-Perëndimore.

Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur në Greqi, Drejtori i Sigurisë së Atikës, Petros Jeferis tha: “Ky operacion u parapri nga muaj te tera hulumtimesh sistematike, të cilat zgjatën më shumë se gjashtë muaj, në bashkëpunim me Zyrën e DEA ne Ambasadën Amerikane në Athinë, autoritetet e Policisë Shqiptare dhe Policisë Spanjolle, ndërsa zhvilluam bashkëpunim ndër-sektorial me SDOE ne Ministrinë e Financave dhe degës se Prokurorisë për lende narkotike dhe trafikim, si dhe Rojën Bregdetare Greke”.

Në këtë operacion Policia e Shtetit shqiptar mori pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë me hetime pro-aktive që u zhvilluan duke dhënë një ndihmesë dhe kontribut në identifikimin e personave të organizatës, roleve te tyre individuale dhe në mënyrën e funksionimit të organizatës kriminale, gjë që na mundësoi të identifikohen dhe konstatohej plotësisht përbërja dhe veprimtaria e saj.

Operacioni është në vijim dhe Policia e Shtetit është duke kryer detyrat e saj në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët që janë përfshirë në këtë operacion për identifikimin e persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë profesionalizmin dhe vendosmërinë për të qenë në krah të partnerëve strategjikë dhe e barabartë me homologët për të luftuar krimin e organizuar dhe çdo formë të tij.