Kapiteni i Kosovës i kundërpërgjigjet trajnerit të Danimarkës: Mos u nisni për stërvitje!


Gazeta Express
21 Mars 2019 22:41

Kapiteni i Kosovës, Herolind Shala, i është kundërpërgjigjur trajnerit të Danimarkës, Age Hareide, për deklaratën e tij se ndeshjen me Kosovën e llogarit veç një stërvitje, shkruan Gazeta Express.

Shala u ka bërë thirrje që asnjë kombëtare të mos niset askush që të “stërvitet” me Kosovën.

“Stërvitje? Mos t’niset asnjë Kombëtare për stërvitje me Kosovën. Faleminderit për mbështetjen, do të vazhdojmë të ju bëjmë krenar. #HS5 #JemiDardanët #JemiKosova”, ka shkruar kapiteni i kombëtares kosovare në Facebook.

Kjo deklaratë e tij vjen si kundërpërgjigje ndaj trajnerit danez, i cili tha se me Kosovën e shohin më shumë si stërvitje para ndeshjes me Zvicrën.

Hareide nuk kalkuloi mirë sepse skuadra e tij mezi arriti barazimin në minutat e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja mes Kosovës e Danimarkës përfundoi me rezultat 2 me 2.

Shala, në mungesë të Valon Berishës dhe të Hekuran Kryeziut barti shiritin e kapitenit në ndeshjen e sotme. /Express

Te fundit


Kthehu lart