Kapiteni Hajrizi i viziton bashkëlojtarët e tij në stërvitje - Gazeta Express
string(60) "kapiteni-hajrizi-i-viziton-bashkelojtaret-e-tij-ne-stervitje"

Kapiteni Hajrizi i viziton bashkëlojtarët e tij në stërvitje

Sport

Gazeta Express

03/09/2024 21:02

Kapiteni i ri i Trepçës, Drilon Hajrizi, po përballet me një sfidë shëndetësore.

Çka saktësisht nuk është bërë e ditur nga askush, por Federata e Basketbollit të Kosovës, sikurse edhe dy klube të Prince Caffe Superligës, Peja dhe Golden Eagle Ylli, i kanë uruar shërim të shpejtë lojtarit mitrovicas, njofton Klankosova.tv.

Lexo Edhe:

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, KB Trepça ka njoftuar se basketbollisti i ka bërë vizitë bashkëlojtarëve, duke nënkuptuar se ai tashmë po e merr vetën.

“Me vizitën e tij sot na ka gëzuar kapiteni i skuadrës, Drilon Hajrizi. Driloni ka pasur një sfidë shëndetësore që po e kalon gradualisht. Vizita e tij sot në klub është dëshmi që sfida shëndetësore i takon së kaluarës. Sot jemi të lumtur t’u njoftojmë që liderin e ekipit e presim së shpejti në radhët tona”, shkruhet në postimin e kampionëve të Kosovës.

Ata më tej theksojnë se bashkë presin të korrin suksese tjera, raporton Klankosova.tv.

“Së bashku drejt sukseseve të reja. Për TREPÇËN që na bënë krenarë të gjithëve” përfundon shkrimi i ekipit mitrovicas./GazetaExpress/