Kapet specia e rrallë në ujërat e Vlorës - Gazeta Express
string(40) "kapet-specia-e-rralle-ne-ujerat-e-vlores"

Kapet specia e rrallë në ujërat e Vlorës

Gazeta Express

19/02/2020 11:30

Një peshk i veçantë është kapur në Rradhimë të Vlorës.

Ai quhet peshku-gjalp dhe futet në familjen e peshkaqenëve.

Lexo Edhe:

Emërtimi i tij shkencor është Ruvettus Pretiosus, ndërsa në anglisht Oilfish.

Quhet kështu pasi lëkura e tij është shumë e yndyrshme dhe zakonisht kur gatuhet në restorante shfaq shumë yndyrë.

Peshku peshon 41 kg dhe ka një gjatësi prej 190 cm, raporton Ora.

E veçanta e kësaj specie është pasi vjen në brigjet shqiptare kryesisht gjatë ditëve të ngrohta të pranverës dhe verës.

Fakti që është kapur në stinën e dimrit tregon për një pranverë të parakohshme dhe efekt të ngrohjes globale e cila i bënë gjallesat nënujore të humbasin drejtimin.