Kapet në kufi nga Policia i dyshuari i cili sulmoi tre persona në Pejë


Gazeta Express
19 Nëntor 2019 11:38

Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar në Vrmicë ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për veprat ’lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘asgjësim apodëmtim i pronës’,shtatasin shqiptar Kosovar A.Q. lindur në vitin 1978, i cili ishte i shpallur në kërkim policor për veprat e cituara më lartë.

I dyshuari së bashku me një të dyshuar tjetër (identiteti i të cilit është i njohur për policinë dhe është në kërkim për arrestim), më datën 16.11.2019 rreth orës 00:50 në një lokal në rr. ‘Aleksandër Moisiu’ në Pejë, kanë sulmuar tre persona të cilëve ju kanë shkaktuar lëndime trupore, me ҫ’rast viktimat janë dërguar në spitalin rajonal Pejë për tretman mjekësor.

Hetuesit policor janë duke punuar lidhur me rastin, për të sqaruar të gjitha rrethanat e sulmit ndaj viktimave zyrtar të komunës së Pejës, dhe kapjen e të dyshuarit tjetër, të cilët që nga momenti i kryerjes së veprës ishin ikur nga vendi i incidentit dhe gjendeshin në arrati.

Vlenë të ceket që si pasojë e incidentit viktimes së katërt, i janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderushme materiale në lokal ku ka ndodhur rasti.

Të gjitha veprimet hetiomore janë duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit. Ndaj të dyshuarit shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

Te fundit


Kthehu lart