Kapet me 14 mijë euro kokainë shqiptari në Itali


Gazeta Express
15 Maj 2019 16:07

Policia italiane ka vënë në pranga një shtetast shqiptar pasi është kapur me lëndë narkotike. Mediat italiane bëjnë me dije se i arrestuari është një i ri rreth 28-vjeç.  Lënda narkotike që posedonte shqiptari ishte e llojit kokainë e pastër dhe nëse do të shitej do të kapte një shumë prej 14 mijë eurosh.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shqiptarit i’u gjetën 55 gram kokainë. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet publik për shkak të hetimit. Ndaj tij gjykata e Spoletos ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Te fundit


Kthehu lart