Kapet hajduti shqiptar, i gjejnë bizhuteri me vlerë dhjetëra mijëra euro


Gazeta Express
14 Gusht 2019 19:08

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për grabitjen e disa banesave.

Së bashku me shqiptarin, në Asti të Italisë u arrestua edhe një shtetas italian, i cili bashkëpunonte me 25-vjeçarin.

Referuar hetimeve të dy të arrestuarit, duke filluar nga muaji prill, arritën në provincën e Bolzano nga Piemonte me qëllimin e vetëm për të kryer vjedhje në shtëpi.

Dy të arrestuarit kishin mundur të grabisnin disa bizhuteri dhe para, vlera e të cilave shkonte në disa dhjetëra mijëra euro

Te fundit


Kthehu lart