Ndryshe nga tre mujori i katërt i vitit të kaluar këtë fillim vit ka pasur një ulje të numrit të viktimave dhe infektimeve që janë zbuluar në vendin tonë nga koronavirusi. Por nga dje sot ka një kapërcim të shifrave të të infektuarve që janë zbuluar nga testimet, që kanë pasur një rritje.
Nga 2343 testime dje u zbuluan 292 raste të reja, ndërsa sot nga 2510 tamponë që u bënë rezultuan 586 raste të reja me COVID-19. Sa i përket viktimave dje ishin 4, ndërsa sot 6 pacientë nuk e fituan betejën me koronavirusin.
Ndalur te situata në spitale në krahasim me 24 orët e kaluara sot kemi një ulje të numrit të pacientëve, por edhe atyre që janë në terapi intensive dhe të intubuar.
Dje në 4 spitalet COVID ishin 282 pacientë, 25 në terapi intensive dhe 6 të intubuar. Ndërsa sot po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 të intubuar.