Kapen në Durrës 1.2 milionë paketa cigaresh kontrabandë


Gazeta Express
12 Korrik 2019 20:27

Drejtoria e Hetimit Doganor ka vënë nën sekuestro këtë të premte një sasi kolosale të cigareve, të cilat po transportoheshin kontrabandë përmes portit të Durrësit.

Dogana ka sekuestruar 2494 koli cigaresh të markës “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”. Në total janë 1.247 000 paketa të kapura.

E përkthyer në para, kolitë e seuestruara kapnin vlerën e 185 mln lekëve.

Kjo është hera e tretë brenda harkut kohor të tre muajve që kapet një kontenier me mall kontrabandë në Durrës.

Drejtoria e Hetimit Doganor e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për veprën penale:

Tashmë Prokuroria e Durrësit po heton për ngjarjen në fjalë për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale “.

Express

Te fundit


Kthehu lart