Kapen me drogë, policia arreston dy shtetas të Shqipërisë në Vermicë


load
Gazeta Express
14 Tetor 2019 12:58

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar në pikën kufitare në Vermicë si dhe ka konfiskuar një sasi të substancave narkotike

Gjatë kontrollit të një veture me targa të Shqipërisë në të cilën kishin qenë dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e substancave narkotike e llojit marihuanë me peshë 1 kilogramë e 69 gramë.

Përveç substancave narkotike nga të dyshuarit është konfiskuar vetura dhe dy telefona celularë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Te fundit


Kthehu lart