Kapen 800 kg lëndë narkotike në kufi, po transportoheshin me furgon frigoriferik, arrestohen dy persona - Gazeta Express
string(101) "kapen-800-kg-lende-narkotike-ne-kufi-po-transportoheshin-me-furgon-frigoriferik-arrestohen-dy-persona"

Gazeta Express

24/02/2020 11:59

Kapen 800 kg lëndë narkotike në kufi, po transportoheshin me furgon frigoriferik, arrestohen dy persona

Gazeta Express

24/02/2020 11:59

Një sasi prej 800 kg drogë është kapur nga autoritetet greke, pranë doganës së Qafë-Botës. Mediet fqinje raportojnë se lënda narkotike është ndaluar mëngjesin e sotëm, në orën 06:00 (me orën greke), nga anti-droga e Igumenicës.

Lënda narkotike po transportohej me një furgon frigoriferik, i cili sapo kishte kaluar doganën shqiptare dhe atë greke, dhe po tentonte të futej në tokën greke.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, gjatë aksionit janë arrestuar shoferi grek dhe një pasagjere greke, që ndodheshin në mjetin me drogë. Nga ana e saj, policia greke vijon aksion për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në trafik.