Kapen 30 migrantë, arrestohet edhe një qytetar nga Shkupi - Gazeta Express
string(56) "kapen-30-migrante-arrestohet-edhe-nje-qytetar-nga-shkupi"

Kapen 30 migrantë, arrestohet edhe një qytetar nga Shkupi

Gazeta Express

12/12/2019 14:04

Dje rreth orës 18:00 në zonën industriale në afërsi të fshatit Vasilevë është privuar nga liria M.O. (41) nga fashti Zelenikovë i Shkupit.

Policia në furgonin e tipit Fiat Dukato me tabela të Shkupit, të drejtuar nga 41-vjeçari ka gjetur 30 migrantë . 29 shtetas të Afganistani ndërsa njëri shtetas i Pakistanit.
Emigrantët janë transferuar në Qendrën për të huaj.

Lexo Edhe:

Policia gjithashtu ka konfirmuar se 41-vjeçari M.O. kërkohet për vuajtjen e dënimit me burg, respektivisht ai është i dënuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shitje të substancave narkotike dhe psikotrope”. I arrestuari është dorëzuar në Stacionin policor të Strumicës për procedura të mëtutjeshme.