Kapen 12 shqiptarë në Belgjikë, tentuan të shkonin në Angli me gomone - Gazeta Express
string(68) "kapen-12-shqiptare-ne-belgjike-tentuan-te-shkonin-ne-angli-me-gomone"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2022 20:42

Kapen 12 shqiptarë në Belgjikë, tentuan të shkonin në Angli me gomone

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2022 20:42

Dy persona janë arrestuar në Nottingham të dyshuar për përfshirje në një tentativë të dështuar për të kontrabanduar emigrantë shqiptarë drejt Britanisë së Madhe me skaf.

12 shtetas shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë pasi po udhëtonin ilegalisht për në Mbretërinë e bashkuar. Bashkë më ta u arrestuan dhe dy burra belg, të moshës 48 dhe 44 vjeç, të cilët janë ndaluar me dyshimin se kanë ndihmuar në emigracionin e paligjshëm.

Lexo Edhe:

“Hetimi ynë është përqendruar në individë të dyshuar për përfshirje në përpjekjen e tetorit për të anashkaluar kontrollet kufitare të Mbretërisë së Bashkuar duke përdorur një varkë me fuqi të lartë. Kapja e kontrabandistëve të njerëzve është një prioritet për NCA-në dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të synuar rrjetet që ndikojnë në MB, qofshin ato që veprojnë në brigjet tona apo jashtë shtetit”, ka thënë Komandanti i degës së NCA-së, Colin Williams.

NCA ka paralajmëruar më parë se grupet e krimit të organizuar po kërkojnë të gjejnë mënyra të reja për të anashkaluar kontrollet kufitare, duke përdorur varka më të mëdha dhe më të shpejta, si dhe duke zbarkuar emigrantët më tej në vijën bregdetare të Mbretërisë së Bashkuar.

/Gazeta Expresss