Kapen 116 kg marijuanë në kufirin Shqipëri- Greqi, në pranga 3 shtetas grek


Gazeta Express
9 Tetor 2019 17:46

116 kg drogë të llojit marijuanë janë sekuestruar nga policia helene në pikën kufitare Shqipëri-Greqi.

Mësohet se operacioni u zhvillua në Grevena, ku policia greke ka ndaluar dy automjete. Nga kontrollet e ushtruara brenda automjeteve, në njërin prej tyre u gjet dhe u sekuestruan 36 pako me 116 kg 100 gram marijuanë.

Në mjetin tjetër nuk kishte lëndë narkotike, por policia dyshin se ai shërbente që të kontrollonte rrugës në mënyrë që makina me drogë të shmangte policinë.

Polica greke bën me dije se në pranga kanë rënë 3 shtetas grekë, 34, 36 dhe 51-vjeç. Ndërkohë, gjatë  kontrolleve të ushtruara në banesat e të arrestuarve u sekuestruan dhe 285 gram marijuane në total, 1 peshore, 1 thikë, 6 celularë dhe 260 euro.

Te fundit


Kthehu lart