Kante nuk e mendon largimin nga Chelsea - Gazeta Express
string(39) "kante-nuk-e-mendon-largimin-nga-chelsea"

Kante nuk e mendon largimin nga Chelsea

Gazeta Express

19/10/2020 16:20

Mesfushori francez kërkohej nga Interi e Reali, por e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me “Stamford Bridge”

N’Golo Kante nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea.

Lexo Edhe:

Për këtë siguron mediumi francez “Le10 Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Kampioni i botës me Francën gjatë verës që shkoi lidhej me një kalim të mundshëm në Inter ose në Real Madrid.

Mirëpo, duket se ai është i lumtur dhe i gatshëm të qëndrojë në “Stamford Bridge” për një kohë të gjatë.

Trajneri Frank Lampard është i gatshëm t’ia garantojë atij një vend titullari në Londër.

Kante ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë viteve të fundit. /Gazeta Express/