"Kanë qenë 5 mijë e diçka", flet mërgimtari që u pa i rrethuar me para në shtrat - Gazeta Express
string(77) "kane-qene-5-mije-e-dicka-flet-mergimtari-qe-u-pa-i-rrethuar-me-para-ne-shtrat"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 11:14

“Kanë qenë 5 mijë e diçka”, flet mërgimtari që u pa i rrethuar me para në shtrat

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 11:14

Mërgimtari që dje postoi një foto ku shihej në shtrat me një grumbull parash, ka folur rreth këtij postimi të tij.

Ai ka thënë se atë foto e ka publikuar në Instagram, por nuk ka qenë përgjigje për Valon Sylën.

Lexo Edhe:

“Unë punoj për një firmë të ngarkim shkarkim të materialeve, për momentin jam në punë.

“Unë e nxjerra në story dhe mediat e kanë marrë se unë nuk i jam përgjigjë askuj, ishte një story e hedhur për shoqërinë tim. Nuk i kam numëruar, kanë qenë 5 mijë e diçka.

Thjesht disa para ishin, si çdo mërgimtar që i kursen disa para. Isha në një hotel afër aeroportit dhe bëra një pushim aty. E bëra foton dhe e hodha story duke e ngacmuar shokun tim që erdhi në pushime.

Çdo mërgimtar ndihet keq nga deklaratat, por fotoja nuk ishte direkt për Valon Sylën”, u shpreh ai në ATV.