Arturo Vidal për Barça TV ka folur për rikthimin në stërvitje pas më shumë se dy muajsh mungese për shkak të koronavirusit.
“Jemi të lumtur me rikthimin në stërvitje. Kanë qenë dy muaj shumë të gjatë”, tha ai.
“Rikuperimi i Luis Suarez është shumë i rëndësishëm për të luftuar për tituj muajt e ardhshëm”.
“La Liga? Kanë mbetur 11 ndeshje, do të jenë si 11 finale”. /Gazeta Express/